Komisionerja Kos: Normalizimi me Serbinë, parakusht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE

Komisionerja Kos: Normalizimi me Serbinë, parakusht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Kosova nuk mund të avancojë drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kos theksoi se kjo është një kërkesë themelore dhe se aktualisht nuk ka sinjale nga shtetet anëtare të BE-së për ndonjë përparim të menjëhershëm në këtë drejtim. “Jam në kontakt me politikanët në Kosovë dhe ata pretendojnë se janë shumë në favor të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, çka është parakusht për nisjen e negociatave ose dhënien e statusit të kandidatit,”...
Burimi: Javanews.al