Komenti për të dashurën e autorit i kushtoi vdekjen, detaje nga vrasja e Lorik Abazit në Angli

Komenti për të dashurën e autorit i kushtoi vdekjen, detaje nga vrasja e Lorik Abazit në Angli

  Lorik Abazi   ANGLI-Nëntë muaj pas vrasjes së 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli detaje të reja janë zbardhur rreth ngjarjes. BBC shkruan se një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se është shkaku i konfliktit që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar në shkurt të këtij viti.  Lorik Abazi, vdiq pasi u sulmua me thikë në parkingun e makinave të Valley Retail Park në Croydon, në jug të Londrës, në orët e para të 15 shkurtit. Ellis Anim-Annor, 29 vjeç, nga Belgravia Gardens, Bromley, mohon vrasjen e Abazit.  Lorik Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në një sallë bowlingu në Croydon. Më pas situata dyshohet se është përshkallëzuar, duke përfunduar në një përplasje të dhunshme. Sipas versionit...