Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Komedia “Pallati 176” që u vu në skenë në 1986 shfaqet në kinemanë verore
Komedia “Pallati 176” në kinemanë verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave u shfaq me praninë e disa prej aktorëve të saj, që e sollën në skenë vite më parë. Në këtë aktivitet të zhvilluar në oborrin e ridimensionuar të institucionit, ishin të pranishëm nëndrejtoresha e përgjithshme e DPA-së Marinela Ndria, aktorët protagonistë të kastit Eva Alikaj, Gëzim Rudi, Elida Janushi, si edhe Edon Qesari, i biri i regjisorit të ndjerë Andon Qesari, dhjetëra qytetarë dhe dashamirës të filmit. Fjala përshëndetëse u mbajt prej Ndrias, e cila theksoi rëndësinë e vlerësimit të kontributit të artistëve shqiptarë, nëpërmjet risjelljes së realizimeve...