Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Komedia me humor verbues dhe me një kast fantastik aktorësh në datat 17,18,19,20 qershor në Teatrin Kombëtar
👁8420
Një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes së krevatit, zonjë elegante e mbytur në alkool dhe përqafime të paligjshme, profesor i psikiatrisë me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve dhe polici që hyn në hapësirën e tyre… Dhe e gjithë kjo në një mjegull të krijuar nga puroja e Çurçillit… Orton sjell pasionet, pritshmëritë romantike, fotot rozë, epshet e nxehta, rastet e shpërdorimit të pushtetit, thurjen e marrëdhënieve të çuditshme dhe komplekse të gjashtë njerëzve në një hiperrealitet, përmes një humori që e shoqëron shfaqjen...