Kombëtarja e futbollit U15 e vendos Shqipërinë në çatinë e Botës

Kombëtarja e futbollit U15 e vendos Shqipërinë në çatinë e Botës

Kur u nisën për Baku, djemtë e kombëtares së futbollit U15 nuk dinin shumë as për vendin ku po shkonin, as për ekipet me të cilat do të përballeshin. Hera e parë që merrnin pjesë në një aktivitet kaq masiv, dhe kaq larg shtëpië, me gjithë botën aty. 189 ekipe. Planeti i bërë bashkë në një pikë të hartës në 10 ditët e fundit të tetorit. Edhe pse nuk ka marrë vemendjen e duhur, Kombëtarja Shqiptare e U15 arriti në kampionatin botëror që u zhvillua në Azerbajxhan, një rezultat historik. Vendi i 17-të nuk është pak, kur merr parasysh se në garë ishin 189 kombëtare të planetit.Kjo ishte hera e parë që zhvillohej një garë e tillë për këto mosha në një aktivitet kaq masiv,...