Kolumbi, shembet miniera e arit, 14 të vdekur dhe 7 të plagosur

Kolumbi, shembet miniera e arit, 14 të vdekur dhe 7 të plagosur

Numri i të vdekurve nga shembja e një miniere ari të hënën në departamentin jugperëndimor të Narinos, në Kolumbi, u rrit në 14, ndërsa shtatë të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë katër në gjendje të rëndë, bëri të ditur të hënën një zyrtar lokal. Shembja ndodhi në një minierë ari të hapur, përgjatë lumit Iscuande, në bashkinë Santa Barbara de Iscuande, në bregdetin e Paqësorit të Kolumbisë. Alex Gonzalez, sekretari i Narinos për paqen dhe të drejtat e njeriut, i tha Noticias Caracol se 13 trupa ishin nxjerrë në Santa Barbara de Iscuande, ndërsa trupi i një viktime tjetër ndodhej në bashkinë fqinje Guapi, në departamentin e Cauca-s. "Deri më tani, janë konfirmuar 14 viktima. Trembëdhjetë trupa janë nxjerrë në qytetin Santa Barbara de Iscuande,...