Kolumbi/ Rrëshqitje dheu në Bello, humbin jetën 8 persona

Kolumbi/ Rrëshqitje dheu në Bello, humbin jetën 8 persona

Të paktën tetë persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e një rrëshqitjeje dheu që ndodhi sot në qytetin Bello, në veriperëndim të Kolumbisë, pranë Medellín-it. Sipas kryebashkiakes Lorena González, rrëshqitja e tokës fshiu më shumë se dhjetë shtëpi. Në një video-mesazh për mediat, ajo konfirmoi përmasat e dëmit dhe tha se ekipet e emergjencës janë ende në vendngjarje. Fotot e publikuara nga mediat lokale tregojnë banesa të mbuluara nga masa të mëdha dheu dhe balte në një zonë kodrinore. Rrëshqitja u shkaktua nga reshjet e dendura që përfshinë zonën, duke përmbytur një përrua lokal dhe...
Burimi: Syri.net