Kolo Muani: Kritikat publike të Bremer? Pati pak tension, por e zgjidhëm mes nesh
22 Tetor 2026 8:39 Alfred Lleshi Pas humbjes së rëndë 0-3 ndaj Lazios, fjalët e Gleison Bremerit shkaktuan tension te Juventusi: “Nuk mund t’i marr të gjithë shokët për dore. Kur vërshëllehen, disa fshihen”. Randal Kolo Muani siguron se skuadra e ka diskutuar situatën. Për reagimin pas humbjes: “Përjetuam një ditë të keqe, por tani kemi mundësinë të reagojmë. Duhet të japim gjithçka për të marrë rezultatin që duam”. Për deklaratat e Bremer: “Kapiteni foli pas humbjes. Pati pak tension, por e diskutuam në dhomën e zhveshjes. Duhej t’i thoshim gjërat hapur. Ishte një diskutim konstruktiv. Si në një familje, ndonjëherë lindin probleme, por përballohen drejtpërdrejt dhe zgjidhen”. Për mungesën e personalitetit: “Nuk mendoj se na mungon personaliteti. Kemi grup të mirë, me shumë lojtarë...
Burimi:
telesport.al