Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë
👁12218
PAMJE NGA MBLEDHJA TIRANË-Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike edhe për Qarkun e Korçës për përsëritje të zgjedhjeve. PD paraqiti një kërkesë sa i takon procesit zgjedhor të 11 majit ku deklaroi se në këtë qark ka pasur tentativa për manipulim votash, përfshirë dhe ato të Diasporës. Më herët Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e Partisë Demokratike edhe për përsëritje të zgjedhjeve në Kukës, Lezhë dhe Gjirokastër, duke i hapur rrugë certifikimit përfundimtar të rezultatit në këto qarqe./ZËRI