Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për përsëritje të zgjedhjeve edhe në Korçë

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për përsëritje të zgjedhjeve edhe në Korçë

Pas Kukësit, Lezhës dhe Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore për përsëritje të zgjedhjeve edhe për qarkun e Korçës. Opozita kërkoi përsëritje të zgjedhjeve duke pretenduar parregullsi të procesit të 11 majit. Por Kolegji Zgjedhor vlerësoi se kërkesa e PD nuk ka mjaftueshëm fakte, për të konkluduar në ripërsëritje te zgjedhjeve.
Burimi: Gijotina.com