Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon kryeprokurorin e Lezhës, Erjon Shehaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon kryeprokurorin e Lezhës, Erjon Shehaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar kryeprokurorin e Lezhës, Erjon Shehaj. Gjatë seancës nuk ka qenë i pranishëm, dhe Shehaj është përfaqësuar nga avokati Julian Mertiri. Për 4 raste trupa gjykues vlerëson se janë konstatuar shkelje nga ana e subjektit te rivlerësimit. Në një nga procedimet Shehaj duhej të hiqte dore pasi ishte në konflikt interesi. Përfshirja e tij në këtë procedim ka shkaktuar pavlefshmëri të akteve të procesit penal. Në përfundim, trupa gjykuese e KPA vendosi shkarkimin e Shehajt.
Burimi: Kohajone.com