Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

20 persona janë vendosur në masën e sigurisë “arrest me burg”, me kërkesë të Prokurorisë së Sarandës. Ata dyshohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, grupi shpërndante kryesisht kokainë dhe kanabis në Sarandë dhe Ksamil. Droga shitej në zona të frekuentuara nga turistët. Mes tyre ishin shëtitorja, plazhet, pranë gjimnazeve dhe beach bar-et. Prokuroria dyshon se në aktivitet ishin përfshirë edhe shtetas të huaj. Ata dyshohet se blinin sasi droge dhe më pas e shpërndanin në Sarandë dhe Ksamil. Hetimi zgjati rreth dy muaj. Gjatë kësaj periudhe u kryen përgjime ambientale dhe veprime të simuluara. Sipas Prokurorisë, këto veprime dokumentuan edhe raste të shitjes së drogës. Më herët janë arrestuar edhe tre persona. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 4 kilogramë kanabis. Dozat...