KOKA E ZE NGA KOKA: KODI I RI PENAL, AUTOSTRADE PER TE SHPETUAR EDI RAMEN NGA BURGU
Gazetari Bledian Koka, ka ngritur pikëpyetje të forta mbi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se disa prej tyre mund të dobësojnë mënyrën se si SPAK heton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sipas Kokës, një prej pasojave të mundshme të ndryshimeve lidhet me atë që ai e cilëson si “fragmentim të dosjeve”. Gazetari solli si shembull mundësinë që, nëse gjatë një hetimi dalin prova të reja që lidhen me të njëjtën çështje, ato të trajtohen në një procedim të veçantë dhe jo domosdoshmërisht në dosjen fillestare. Sipas tij, një praktikë e tillë mund të ndikojë edhe te akuza për grup të strukturuar kriminal, duke e bërë më të vështirë lidhjen e provave dhe personave brenda së njëjtës çështje. Koka ngriti gjithashtu...
Burimi:
ntv.al