
Zgjedhjet e 11 majit, ja çfarë peshe ka vota preferenciale
Në zgjedhjet e 11 majit, vota preferenciale do të ketë sërish një impakt në përcaktimin e deputetëve që do të marrin mandatin. Vota preferenciale nuk do të prek të gjithë kandidatët, por vetëm ata që do të jenë në listë të hapur. Për këta të fundit këtë herë nuk do të ketë prag, por vetëm numri i votave që do të marrin, krahasuar me rivalët e tjerë brenda partisë.
Pas numërimit të votave do të rirenditen dhe më të votuarit dalin në krye në pritje për të marrë mandatin nga vota që do prodhojë partia ose koalicioni me të cilin ata kandidojnë. Në varësi të mandateve që një subjekt partiak do të marrë nga lista e hapur, në Parlament do të shkojnë kandidati që do të marrë qoftë edhe një votë më shumë.
Në fletën e votimit, qytetarët mund të votojnë për një parti dhe njërin prej kandidatëve të saj, vetëm për një parti ose vetëm për një kandidat. Të pavlefshme fletën e votimit do e bënte votimi i dy partive në kolona të ndryshme ose i dy kandidatëve të dy partive të ndryshme.
Burimi