Yuri Kim për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë: Patëm fatin të ndajmë kohën me të

Yuri Kim për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë: Patëm fatin të ndajmë kohën me të

Ish-ambasarorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare. E pikëlluar për humbjen e shkrimtarit të madh, Kim shkruan se Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare.
“Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, por si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai kapërcen kohën dhe vendin. Është bukur të dish se shumë kohë pasi ai dhe ne të kemi ikur, dikush që nuk ka lindur ende do të marrë një nga librat e tij – a do të jetë “Prilli i thyer”? Ndoshta “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”? – dhe jini të emocionuar dhe të provokuar, ashtu si të gjithë ne që patëm fatin të ndajmë kohën dhe vendin me Ismailin. Ai do të jetë i pavdekshëm.” – shkruan Kim krahë fotografisë së shkrepur vite më parë kur mbante postin e ambasadores së SHBA në Tiranë.
Burimi