
Xheneta thumbon Gjestin dhe produksionin e Big Brother Albania
Showbiz E Martë, 11 Mars 2025 21:11
E marta në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4” solli një tjetër moment tensioni mes banorëve, me një debat të ashpër mes Gjestit dhe Olës.
Pas një përplasjeje të vazhdueshme mes tyre, Gjesti i theu një vezë në kokë Olës, duke e çuar konfliktin në një tjetër nivel.
Incidenti ndodhi pasi të dy shkëmbyen fjalë të rënda, dhe teksa Ola po largohej nga situata, Gjesti iu drejtua me disa pasthirrma qesharake: “Trr tikitki”, një shprehje që menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut.
Xheneta Fetahu ndau një video në rrjetet sociale. Në video, Xheneta rikujtonte se shprehjen “Trr tikitki” e kishte përdorur më herët gjatë një debati me Gresën në BBVK.
”Kur e vlerësojnë më shumë (nxënësin) se mësuesin”, duke lënë të kuptohet se ajo ndjehet si krijuesja origjinale e kësaj fraze, e cila tani po bëhet virale brenda BBVA 4.
Burimi