
“Vjedhja e shekullit”/ Dalin pamjet e penalltisë së Alvarez, nuk e ka prekur dy herë (VIDEO)
Polemikat për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez vijojnë të bëjnë xhiron e botës. Real Madridi eliminoi Atletico Madridin nga Champions League pas ekzekutimit të penalltive, ndërkohë që sfida përfundoi 1-0 për Los Colchoneros, duk e dërguar sfidën në shtesë.
Dueli i luajtur në “Wanda Metropolitano” vijon të ketë shumë polemika. Penalltia e ekzekutuar nga sulmuesi Alvarez, u anulua pasi gjyqtari Marciniak vendosi që të konsultohej me VAR dhe më pas ta anulonte.
Arsyeja sipas rregullores është prekja e topit më të dyja këmbët nga ylli argjentinas i Atleticos. Megjithatë, një video e publikuar me pamje të ngadalësuara nga faqja Yariga, shihet se ai nuk e ka prekur dy herë.
Në këtë rast mesa duket edhe teknologjia nuk ka qenë e drejtë, duke i dhënë një ndihmë ekipit të Ancelottit. /Koha Jonë/
Burimi