VIDEO/ Valë e madhe turistësh në vend, Rama: Të kujdesemi për pastërtinë e plazheve

VIDEO/ Valë e madhe turistësh në vend, Rama: Të kujdesemi për pastërtinë e plazheve

Mbajtja pastër e bregdetit, vijon të mbetet një sfidë me të cilën po përballen çdo ditë strukturat përgjegjëse, por që në të njëjtën kohë kërkon edhe një ndërgjegjësim qytetar.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, mesazhin sensibilizues të vogëlushes Niara, një thirrje përgjegjshmërie për kujdesin ndaj bregdetit dhe hapësirave publike.
“Një mesazh kaq kuptimplotë nga Niara e vogël në bregdet, ku dëshiron të mbledhë guacka e jo mbeturina, si një thirrje përgjegjshmërie për të gjithë ne të rriturit që të kujdesemi për hapësirat publike dhe pastërtinë e plazheve në këtë sezon veror me flukse të jashtëzakonshme turistësh që po zgjedhin të shijojnë Shqipërinë”, u shpreh Rama.
Rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maji 2024, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë.
Burimi