Unaza e Madhe, shembet ura e vjetër e Babrroit
👁908
Këtë të premte, IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar urën e vjetër të Babrroit në Tiranë. Ekspertët e xhenios kryen shpërthimin e kontrolluar. Demolimi i Urës së Babrroit kryhet për shkak të projektit të Unazës së Madhe dhe ndërtimit të rrugëve kryesore për njësitë numër 4 dhe 8 si dhe zonën 5 Maji, (Faza 3), Shpëthimi u krye nga IKMT në bashkëpunim me grupin e ekspertëve të xhenios. Gjatë procesit të demolimit, pati masa strikte sigurie dhe u ndaluan kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Burimi