
UEFA cakton gjyqtarin për Angli-Shqipëri, nuk ka gjykuar asnjëherë kuqezinjtë
👁1093
Sporti E Mërkurë, 19 Mars 2025 14:21
UEFA ka caktuar trupën e arbitrave që do të ndajnë drejtësi në ndeshjen Angli-Shqipëri. Sfida në “Wembley”, që nis më 21 mars në orën 20:45, do të gjykohet nga Alehandro Hernandes.
Herandes është njohje e vjetër për Anglinë, teksa nuk ka gjykuar më parë kuqezinjtë. Në të vetmin rast që ishte kryesor i Anglisë, takimi luhej në “Wembley” dhe për kualifikueset e Botërorit 2022.
Më 12 tetor të vitit 2021, ishte 42-vjeçari që u bë protagonist me një penallti të akorduar për Hungarinë. Hungaria shënoi përmes Salait nga penalltia. Sfida u mbyll barazim, pasi ishte Stones që barazoi.
Burimi