
Trump: Fola me Putinin, ka shumë mundësi që lufta të përfundojë
Bota E Premte, 14 Mars 2025 15:44
Presidenti amerikan, Donald Trump zbuloi në një postim në platformën Truth Social, se ai ka folur me Vladimir Putin. Ai theksoi se vetë kishte kontaktuar me Putinin dhe i kishte kërkuar që të mos lejonte ushtarët rusë të sulmonin ukrainasit që i kanë rrethuar.
”Ne patëm diskutime shumë të mira dhe produktive me presidentin rus Vladimir Putin dje dhe ka një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme të përfundojë përfundimisht.
Mijëra ushtarë ukrainas janë të rrethuar plotësisht nga ushtria ruse, në një pozicion shumë të keq dhe të cenueshëm. I kërkova me forcë presidentit Putin që t’ua kursejë jetën.
Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, të ngjashme me të cilat nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti i bekoftë të gjithë”, ka shkruar Donald Trump në postimin e tij.
Burimi