Trajneri i Serbisë sulmon strategun e Juventusit për Vlahovic

Trajneri i Serbisë sulmon strategun e Juventusit për Vlahovic

Sporti E Mërkurë, 19 Mars 2025 14:04
Juventus gjendet në vend të pestë në renditjen e Serie A, një pikë larg vendit të katërt që i çon në Ligën e Kampioneve, ndërsa presioni është rritur.
Kritikat ndaj tij janë të mëdha, një sulm vjen edhe nga Serbia. Trajneri i Serbisë Dragan Stojkoviç e shikon trajtimin që tekniku i ka bërë qendërsulmuesit të Kombëtares serbe si të gabuar.

Sipas teknikut të Serbisë, çdo lojtar ka momente pozitive dhe negative në karrierën e tij. Por në Kombëtare ka vlerësim për lojtarin, i cili shikohet si një ndër elementët më të rëndësishëm.
Stojkoviç tha se në kombëtare, Vlahoviç do të luajë gjithnjë sepse ka mundësinë të tregojë se ajo çfarë po i bëjnë te Juvja nuk duhet të ndodhte. Në këtë sezon, sulmuesi serb ka luajtur në 22 takime në Serie A, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë edhe 1 asist.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente