Tokat kanë mbetur djerrë, 335 mijë ton drithë janë importuar

Tokat kanë mbetur djerrë, 335 mijë ton drithë janë importuar

Për shkak të tokave djerrë, vitin e shkuar u importua nga jashtë drithë si kurrë më parë. Shqipëria arriti vitin e shkuar të eksportonte 152 tonë grurë e misër me vlerë 24 milionë lekë. Kryesisht grurë e misër, për të bërë bukë apo makarona gjatë vitit të shkuar u importuan më shumë se 335 mijë ton drithë. Sasia e drithit të hyrë gjatë 2024-ës u zgjerua me më shumë se 48 mijë tonë në raport me 2023-it. ”Rritja e importeve vjen për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Kemi reforma, por jo akte konkrete. Nuk ka financime për bujqësinë”, u shpreh Zef Gjeta, pedagog për bujqësinë.
Ndryshimet në gjeografinë e tregtisë së jashtme, reduktimi i kostove të transportit dhe forcimi i lekut bënë që çmimi i drithit të importuar të ishte më i ulët. Ndonëse u importuan gati 50 mijë tonë më shumë grurë e misër, vlera e paguar për blerjen e tyre ishte gati e njëjtë me 2023-shin, vit në të cilin u shpenzuan rreth 10 miliardë lekë.

Shqipëria arriti vitin e shkuar të eksportonte 152 tonë drithë me vlerë 24 milionë lekë. Në raport me 2023-shit, vit në të cili prodhimi vendas rezultoi i mbarë, eksportet u tkurrën tkurrur me mbi 4 herë. Përfshirë arat, kopshtet, livadhet, lëndinat, kullotat apo moçalet, në Shqipëri ka rreth 875 mijë hektarë tokë. Nga kjo, hapësira që përmban humus e lëndë minerale, thënë ndryshe toka bujqësore, vlerësohet në gati 700 mijë hektarë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente