Tifozë të zjarrtë dhe një ekip i ftohtë!

Tifozë të zjarrtë dhe një ekip i ftohtë!

Ndeshja në “Wembly” stadium në Londër ishte një festë e madhe për shqiptarët e Britanisë, por jo vetëm. Kishin ardhur tifozë nga Shqipëria, si nga shumë shtete europiane. Para ndeshjes sheshi para “Wembly” ishte një kthyer i gjithë me valle e muzikë shqiptare, ku edhe vetë anglezët filluan të kërcenin me tifozët e kombëtares shqiptare.
Akoma pa filluar ndeshja stadiumi ziente nga kori “Shqipëri-Shqipëri”. Afro 10 mijë tifozë nga stadiumi plot e përplot, ishin shqiptarë.

Por ekipi kombëtar na zhgënjeu, pasi vetëm 26 % e mbajti topin, aqsa për minuta të tëra nuk preknin topin fare. Ishte Strakosha që bëri dy pritje të jashtëzakonshme, sepse rezultati mund të ishte më i thellë se 2-0. Ndërkohë me shumë vonesë trajneri i kombëtares së Shqipërisë futi Armando Brojën, që e ndezi lojën, por që lojtarët nuk e furnizonin me topa.
Natyrisht që ishte përballë ekipi anglez, nga me të mirët në botë, porse një aksion nuk bëri kombëtarja shqiptare. Ishte ekip i ftohtë, pa nerv kombëtar. Pas ndeshjes shqiptarët ikën kokëulur sepse kombëtarja ishte e “vdekur” në fushë.
/S.P./
Burimi