Thiago Motta drejt shkarkimit, Juventus e ka zgjedhur pasuesin e tij

Thiago Motta drejt shkarkimit, Juventus e ka zgjedhur pasuesin e tij

Sporti E Premte, 14 Mars 2025 11:39
Thiago Motta është drejt shkarkimit nga Juventusi, teksa një disfatë ndaj Fiorentinës mund të jetë përcaktuese. Në këtë situatë, drejtuesit bardhezi kanë nisur të lëvizin në drejtim të një trajneri të ri.
Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, media shumë pranë klubit torinez, Juventus dhe Roberto Mancini janë në një fazë shumë të avancuar për të arritur akordin.

Italiani është i lirë për të zgjedhur pas përvojës së tij në krye të Kombëtares së Arabisë Saudite. Ish-trajneri i Italisë gjendet në pole position përpara Gian Piero Gasperinit, me të cilin nuk ka pasur asnjë kontakt deri më tani.
Sërish sipas Tuttosport, trajneri i Atalantas po afrohet gjithnjë e më shumë me Romën për të zëvendësuar Claudio Ranierin. Opsionet alternative për stolin e Juventusit janë Stefano Pioli, Xavi, Igor Tudor dhe Antonio Conte nga Napoli.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente