Thaçit i refuzohet kërkesa për të vizituar babain në spital, Kulla: Gjykata një masakaradë absurde

Thaçit i refuzohet kërkesa për të vizituar babain në spital, Kulla: Gjykata një masakaradë absurde

Ish-presidentit Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për ta vizituar babanë e tij të sëmurë në Prishtinë, ka njoftuar avokati i tij, Luka Misetiq. Për këtë situatë ka reaguar edhe Ilir Kulla. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se për të Gjykata është një maskaradë.
”Gjykata Speciale nuk e ka lejuar Presidentin Thaçi të vizitojë babain, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Prishtinës. As gjykatë siç duhet të jetë, dhe as speciale, një maskaradë absurde”,-shkruan Kulla.

Sipas Dhomave të Specializuara të Kosovës në momentin kur është bërë kërkesa rrethanat e babait të Thaçit ishin ndryshe nga ato që raportohet tani në media.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente