Tebas mesazh Ancelottit: Qetësohu, gara në La Liga është e ndershme!

Tebas mesazh Ancelottit: Qetësohu, gara në La Liga është e ndershme!

Sporti E Premte, 7 Shkurt 2025 15:18
Në distancë të pak orëve trajneri i Realit të Madridit dhe shefi i La Ligës janë kthyer në protagonistë të një debati në distancë.
Trajneri italian në konferencën për shtyp që mbajti dy ditë më parë siguroi Tebasin “të qëndronte i qetë pasi askush nuk kishte humbur toruan në Madrid për shkak të arbitrimit të dobët”.

Sot ishte radha e kreut të La Ligës që ti përgjigjej trajnerit italian me një postim në rrjetet sociale.
“Carlo qetësohu edhe ti … pasi gara në La Liga është e ndershme. Si ty të gjithë ne duam që të ketë sa më pak gabime nga ana e arbitrave. Më habit fakti se si është e mundur që Reali i Madridit është shqetësuar kaq shumë nga arbitrat tani që nuk është më pjesë e Shtabit Drejtues të Arbitrave”, tha Tebas.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente