Të vegjlit duan koalicione/ Duka e Mediu për Zgjedhoren: Bashkimet janë domosdoshmëri

Të vegjlit duan koalicione/ Duka e Mediu për Zgjedhoren: Bashkimet janë domosdoshmëri

Aleatët e Partisë Demokratike ngulmojnë në qëndrimin për rikthimin e koalicioneve në Ligjin Zgjedhor, edhe pse dakordësia e opozitës me Maxhorancën në Grupin e Dialogut duket e largët.Agron Duka nga PAA, dhe Fatmir Mediu nga Republikanët thonë se ende ka mundësi për kompromis, pas paralajmërimit të PS se do të ecë e vetme në mungesë të dakordësisë deri në fund të Korrikut‘’Natyrisht që do vazhdojmë luftën që të fitojnë koalicionet parazgjedhore.Si opozitë ne kemi rrugën ligjore për ta ndjekur me propozime të drafteve konkrete që duhet ti bëjmë.Le ti hedhi poshtë PS, kemi rrugën ligjore për vendime gjykatës Kushtetuese, kemi marrëdhënien me njerëzit’’.Nëse marrëveshja e 5 qershorit e prishur në mënyrë të njëanshme nga socialistët nuk rikthehet atëherë aleatë si Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia republikane do të përfshihen në listat e PD.Përveç koalicioneve edhe të vegjlit si PD-ja kanë disa kërkesa të tjera për Reformën  Zgjedhore.Grupi i dialogut duhet të çonte me 1 korrik në kuvend drafin dakordësuar të reformës por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.PS ka paralajmëruar se do të cojë në Kuvend draftin e saj nëse nuk gjen dakordësinë me opozitën në Grupin e Dialogut që zëvendësoi Komisionin e Reformës Zgjedhore
Burimi