Sylvinho: Lojtarët e Kombëtares janë të guximshëm, do japim gjithçka ndaj Spanjës

Sylvinho: Lojtarët e Kombëtares janë të guximshëm, do japim gjithçka ndaj Spanjës

Shqipëria do të përballet nesër me Spanjën, në ndeshjen e tretë në Euro 2024. Në prag të kësaj ndeshje, në konferencë për shtyp doli trajneri i kuqezinjve, Sylvinho.
Numri një i pankinës u shpreh se skuadra do japë maksimumin në fushë, në mënyrë që të kualifikohet.
“Spanja ka lojtarë të shpejtë, ka lojtarë të mirë në krah apo në qendër. Ata lejojnë shumë pak hapësira. Bëhet fjalë për një rival të organizuar.
Gjatë kualifikueseve kanë humbur vetëm një ndeshje, atë ndaj Skocisë. Lojtarët e mi kanë guxim, ne do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Çdo gjë mund të ndodhë, ne do të shkojmë në fushë për të luajtur.
Jam i lumtur. Shumë njerëz kanë menduar se mund të pësojmë gola dhe ndeshja e fundit s’do të ketë rëndësi. Nuk ndodhi ashtu. Ne përfaqësojmë vendin tonë, ne jemi të lumtur që jemi në grupin e vdekjes. Jam i kënaqur me lojtarët e mi. Këtë ndeshje nuk do e harroj. Është ndeshje me rëndësi.
Nëse kalojmë, do të jetë kënaqësi e madhe në 1/16 më të mira. Spanja është ekip i mirë, por ne do luajmë gjatë gjithë 90 minutave, nëse kalojmë tutje, do jetë diçka e mirë. Do të jetë mision i vëshitirë, por ne do të bëjmë përformancën tonë më të mirë”, deklaroi Sylvinho.
Me tej ai shtoi se “Është goxha emocionuese, Spanja më ka mirëpritur mua dhe familjen time. Njoh shumë njerëz aty, është një skuadër briliante me një trajner të mrekullueshëm. Nga ana tjetër jam i lumtur që po drejtoj Shqipërinë, kemi kaluar shumë për të ardhur këtu, në grupin e vdekjes dhe tani duhet të përballemi me Spanjën në ndeshjen e fundit me një mundësi që është e madhe për ne, do të tentojmë nesër kundër skuadrës më të mirë dhe futbollistëve më të mirë. E dini më mirë se sa unë që Spanja e ka ADN e vet që mbajnë posedimin e lojës, ka lojtarë direkt dhe në krah janë të rrezikshëm, kanë më shumë cilësi, kanë shumë lojtarë të shpejtë. I kam vëzhguar gjatë këtyre muajve, janë shumë mirë të organizuar, patjetër që Spanja është më e mira në grup, pasi kanë mundur Kroacinë dhe Italinë. Por ne kemi lojtarë ambiciozë dhe presim të kemi një lojë të mirë kundër Spanjës”, tha Silvinjo.
Gjimshiti: Spanja e fortë, do të tregojmë pse jemi këtu!
Burimi