Superkompjuteri parashikon Angli-Shqipëri, kuqezinjtë kanë shanse minimale

Superkompjuteri parashikon Angli-Shqipëri, kuqezinjtë kanë shanse minimale

Sporti E Enjte, 20 Mars 2025 11:17
Angli-Shqipëri është një sfidë pa shumë histori, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. “Tre Luanët” zbresin në “Wembley” me stofin e një ekipi super favorit, për këtë nuk kanë asnjë dyshim edhe kompanitë e basteve teksa një fitore e mundshme e djemve të Tuchel vlerësohet me koeficientin 1,17.
Barazimi duket një rezultat thuajse i pamundur për kuqezinjtë e Sylvinho-s pasi kuotohet me 7,50. Fitorja, që në këtë rast do të ishte një ngjarje e madhe, historike, as që merret parasysh si opsion nga kompanitë e mëdha pasi një sukses i tillë vlerësohet me koeficientin 15.

Sipas superkompjuterit të OPTA, Shqipëria ka pak ose aspak shanse për të marrë një rezultat pozitiv. 10 mijë simulime statistikore nxorën Anglinë fituese në 80,1% të rasteve, 12,2% përfundon në barazim dhe 7,7% të rasteve Shqipëria del fituese nga Wembley.
 
Burimi