
Sulmet e padrejta ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi për gjyqin e së martës ndaj Erion Veliajt
Në një njoftim të Apelit të GJKKO bëhet me dije se shorti është hedhur më datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Por ajo që të bën përshtypje mbetet se gjyqtari po sulmohet nga qarqe opozitare dhe antiVeliaj se duhet ta lërë në burg Erion Veliajn.
Gjyqtari Pëllumbi, si gjithë të tjerët, duhet të mos intimidohet por të vendosë mbi bazën e faktëve dhe bindjes së tij pas shqyrtimit të dosjes.
Por të bën përshtypje se të tilla qarqe lavderojnë prokurorin Olsi Dado dhe sulmojnë tani gjyqtarin e Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi. Realisht edhe sulmet e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk janë korrekte ndaj Prokurorit Dado, duke e intimiduar. Bile janë fyese. Prokurori ashtu e ka menduar dhe kështu ka vendosur, pavarësisht se konflikti mes tyre ka kaluar në raporte personale, siç duket. Edhe sulmet ndaj gjyqtarit Pëllumbi nuk janë aspak korrekte dhe duket haptazi se bëhen për ti bërë presion se “nëse e liron nga burgu Veliajn, ai paska marrë miliona euro!!”.
Kjo është jo vetëm e padrejtë, por duhet që KLGJ të reagojë, siç reagoi KLP e KLGJ kur sulmuan Prokurorin Dado dhe gjyqtarin Erion Bani. Sepse me këtë logjikë intidimi nëse ndodh se e lë në burg, ai nuk paska marrë euro, por nëse e liron paska përlarë miliona euro!
Lëreni gjyqtarin Engert Pëllumbi të vendosë pa presione! Ose me saktë ai të mos ndikohet fare nga këto akuza.
Në fakt Gjykata e Strasburgut para disa ditëve rrëzoi arrestimin me paraburgim te Thoma Gëllçit, ish-drejtor i përgjithshëm i RTSH.
Burimi