Sulm terrorist në Izrael. Plagosen me thikë 2 persona, ushtria qëllon agresorin
👁821
Policia izraelite ka njoftuar se ka ndodhur një sulm terrorist brenda qendrës tregtare Karmiel, ku si pasojë mbetën të lënduar rëndë dy persona. Bëhet fjalë për një sulm me thikë, ku një person arriti të therë me thikë dy burra, shkruajnë mediat e huaja.
Po të mos ishte ushtria që ishte prezentë në këtë qendër tregtare, pasojat sigurisht do të ishin më të mëdha. Ata arritën të neutralizojnë sulmuesin duke shtënë mbi të.
Policia ka njoftuar se nga ky sulm dy persona janë lënduar, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike.
Burimi