Simeone habit gazetarët me kërkesën e veçantë në konferencën për shtyp

Simeone habit gazetarët me kërkesën e veçantë në konferencën për shtyp

Sporti E Enjte, 13 Mars 2025 11:11
Reali u kualifikua mbrëmjen e djeshme, edhe falë një gabimi të Julian Alvarez nga pika e bardhë. Ishte një rast i çuditshëm, pasi sulmuesi shënoi por në rrëshqitjen e tij topi kishte prekur edhe këmbën tjetër, ndaj dhe do të anulohej.
Diego Simeone e ka të vështirë të pranojë një eliminim të tillë dhe fjalët e tij të para shkuan pikërisht për atë episod të Alvarez.

“Nuk kam parë kurrë në jetën time që VAR të thërras arbitrin për një situatë të tillë. Ju them të gjithëve këtu në konferencë, të ngrejë dorën dikush që e pa se Alvarez e preku topin dy herë. Ja pra, askush nuk e ngriti dorën. Në lidhje me ndeshjen, jam shumë krenar për djemtë e mi, thjesht na mungoi fati”, tha Simeone.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente