Si parashikohet gjendja e ekonomisë në të ardhmen, sipas Bankës së Shqipërisë?

Si parashikohet gjendja e ekonomisë në të ardhmen, sipas Bankës së Shqipërisë?

Ekonomia do të vijojë të rritet në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rritje do të mbështetet nga përmirësimi i vazhdueshëm i kapitalit të huaj në vend, bilancet pozitive të sektorit privat dhe kushtet e përshtatshme monetare.
Aktualisht, rritja ekonomike po ushqehet nga rritja e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, e investimeve nga bizneset, si dhe e kërkesës së huaj për shërbimet e turizmit shqiptar. Kjo kërkesë e lartë e familjeve për mallra e shërbime është ndikuar nga rënia e inflacionit dhe rritja e pagave. Gjithashtu, të ardhurat nga numri i lartë i turistëve të huaj në vend, mjedisi i përshtatshëm financiar dhe rritja e vazhdueshme e kredisë, kanë kontribuar në gjendjen pozitive të ekonomisë shqiptare.
Sa i takon inflacionit, ky i fundit thuajse është përgjysmuar në krahasim me fillimin e vitit, duke qëndruar në nivelin mesatar 2.1% në muajt prill dhe maj. Rënia e tij u ndikua nga ulja e çmimeve të ushqimeve, rënie që ka shoqëruar edhe të gjitha vendet e rajonit. Megjithatë, rënia e inflacionit po bëhet gjithnjë e më e dukshme te çmimet e tjera të produkteve të shportës, duke sinjalizuar një reduktim me bazë të gjerë të presioneve inflacioniste.
Efektet e kësaj goditjeje në inflacion priten të jenë të pranishme edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit. Kështu, inflacioni do të luhatet pranë niveleve aktuale prej 2.1% në pjesën e mbetur të vitit 2024 dhe do të kthehet në objektivin 3% në muajt e parë të vitit 2025.

Ledina Elezi/SCAN
Burimi