![Shtyhet seanca për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/shtyhet-seanca-per-sali-berishen-dhe-jamarber-malltezin_6683cc8ad05a4.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Shtyhet seanca për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin
👁664
Gjykata e Posaçme shtyu për më 11 korrik, ora 10:00, seancën për informacion 2-mujor të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Shkak i shtyrjes ishte mosmarrja e njoftimit për seancën nga Berisha dhe Malltezi.
Kujtojmë që më 18 qershor gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi të rrëzojë kërkesën e radhës të Sali Berishës e Jamarbër Malltezit për ndryshim të masës së sigurisë, duke i lënë sërish në arrest shtëpie.
SPAK kërkon që Berisha të qëndrojë nën masën e sigurimit arrest në shtëpi, ndërkohë që avokatët kërkojnë ndryshim mase.
Burimi