Shqiptarët do të pushtojnë “Wembley”, priten 20 mijë tifozë kuqezi të premten

Shqiptarët do të pushtojnë “Wembley”, priten 20 mijë tifozë kuqezi të premten

Sporti E Mërkurë, 19 Mars 2025 13:05
Sfida Angli-Shqipëri që do të luhet në “Wembley” pritet me shumë emocione. Stadiumi mitik do të jetë me kapacitet të plotë, 87 mijë të pranishëm, aq sa është edhe kapaciteti zyrtar i lejuar nga UEFA. Bileta për këtë takim kanë “avulluar” prej kohësh, me stadiumin që është “Sold Out”.
Zyrtarisht në Ëembley do të jenë të pranishëm 5600 tifozë shqiptar, aq sa i takojnë FSHF-së, por ky numër duke iu referuar edhe mediave angleze pritet të jetë shumë herë më i madh, kjo pasi shqiptarët e shumë të jetojnë në Lodër dhe Angli, kanë pasur akses të blejnë bileta në sektorë të ndryshëm të stadiumit. Sipas mediave në ishull më 21 mars në Wembley pritet të jenë afro 20 mijë tifozë shqiptar.

Për herë të parë pas 21 vitesh, zyrtarisht nuk do të ketë më grupime, apo bileta të rezervuara, si në rastin e TKZ, vendim ky që nuk u pritet mirë nga ky grupim, duke e konsideruar hakmarrje ndaj tyre, për qëndrimet që ky grupim ka mbajtur së fundmi.
FSHF ndërkohë ka reaguar duke u shprehur se ky sistem është vendosur për të garantuar një proces të hapur dhe të drejtë, ku çdo tifoz ka mundësi të barabartë për të qenë pjesë e mbështetjes së Kombëtares
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente