
Shqipëri-Spanjë, Veliaj fton qytetarët në “Fan Zone”: Na pret një tjetër natë e paharruar
👁2310
Shqipëria dhe Spanja luajnë sonte në orën 21:00 për ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B të Euro 2024. Iberikët me gjashtë pikë tanimë janë të kualifikuar dhe kuqezinjtë tanë kërkojnë tri pikët historike për të kaluar në fazën e 1/8.
Përmes pamjeve të “Fan Zone” në “Sheshin Skënderbej”, ku duket se ka qenë e tejmbushur me tifozë ‘kuq e zi’ gjatë ndeshjeve të Kombëtares me Italinë dhe Kroacinë, kryebashkiaku i Tiranës fton qytetarët t’i bashkohen edhe sonte kësaj hapësire dedikuar Kampionatit Europian 2024.
Sot na pret një tjetër natë e paharruar e aventurës sonë Verore! Forca Shqipëri”, shkruan Veliaj.
Burimi