![Shpërthim i fuqishëm në Hagë, shembet një kompleks apartamentesh. Raportohet për 20 viktima](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/shperthim-i-fuqishem-ne-hage-shembet-nje-kompleks-apartamentesh-raportohet-per-20-viktima_675441f61ff05.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Shpërthim i fuqishëm në Hagë, shembet një kompleks apartamentesh. Raportohet për 20 viktima
👁1290
Një shpërthim i fuqishëm në qytetin e Hagës, Hollandë ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave.
Si pasojë e shpërthimit dyshohet se të paktën 20 njerëz kanë vdekur.
Nga shpërthimi është shkatërruar tërësisht pjesa ballore e një ndërtese tre kateshe banimi, ndërsa duket se të paktën 3 apartamente janë rrënuar plotësisht.
Ndërkaq vijojnë kërkimet nën gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar, pasi nuk dihet nëse ka persona të tjerë të mbijetuar apo viktima.
Burimi