
Shënoi sot dy gola, Asani: Nuk flija prej dy ditësh, e kisha në mendje këtë ndeshje!
👁1365
Sporti E Mërkurë, 12 Mars 2025 15:53
Jasir Asani ishte heroi i Gwangju sot në Champions-in e Azisë. Dy golat e tij me të majtën i dhanë kualifikimin e “çmendur” skuadrës koreane, kundër Visel Kobe. Anësori i Kombëtares realizoi një super gol në minutën e 118-të. Asani foli pas ndeshjes ku ishte lojtari më i spikatur.
“Të jem i sinqertë ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur sepse morëm revanshin në shtëpi, 3-0. Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh sepse mendoja për këtë ndeshje.
Ishte e vështirë dhe për mua dhe skuadrën është vetë jeta. Dhamë 100% dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur dhe shkojmë në raundin tjetër tani”, u shpreh Asani.
Burimi