Shefi i NATO-s sot në Kosovë, takim me Kurtin e Osmanin

Shefi i NATO-s sot në Kosovë, takim me Kurtin e Osmanin

Bota E Martë, 11 Mars 2025 09:58
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Kosovën për herë të parë që kur ka marrë postin.
Lajmi u konfirmua nga NATO një ditë më parë, ku bëhet me dije se do të vizitojë KFOR-in si dhe presidentin Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e Ruttes vjen disa javë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë.
Ai deklaroi atëherë se pret formimin e një qeverie funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që do të udhëheqë me vendin.
Pritet që vizita e Rutte të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve mes NATO-s dhe Kosovës, si dhe të japë një mesazh të qartë për angazhimin e aleancës në mbështetje të stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës dhe të rajonit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente