Rama: Shoh dëshirën e 27 vendeve të BE-së që e duan Shqipërinë

Rama: Shoh dëshirën e 27 vendeve të BE-së që e duan Shqipërinë

Në parkun olimpik ”Feti Borova”, po prezantohen kandidatët e PS-së me të cilët Rama kërkon një mandat të 4 të qeverisjes për të çuar Shqipërinë në BE. Rama tha se jemi më shumë se kurrë afër për të hyrë në BE. Kreu i qeverisë shtoi se kurrë më parë se ka parë këtë afërsi që ka Shqipëria me anëtarësimin drejt familjes europiane.
”Ne kemi një mundësi reale dhe aktuale që të bëhemi anëtarë të BE. Por ajo që unë dua dhe që mund të mos ta kemi pas disa kohësh. KE merret me shqyrtimin dhe tre herë rresht i ka konfirmuar që Shqipëria i ka bërë detyrat e veta dhe i ka kërkuar 27 vendeve që ta anëtarësojnë. Edhe kanë dal ca vende aty kanë thënë jo. Ne kemi dashur ata nuk dashur. Edhe na kanë thënë që e ardhmja është këtu.

Nuk e kam parë atë që shoh sot, dhe po shoh dëshirën e tyre që të ndodh, se Shqipëria të jetë anëtare e BE. Kjo nuk ka ardhur se ne bëm një mrekulli. Europa po zgjerohet dhe për ketë ka vetëm dy vende që mund të anëtarësohen shpejt Shqipëria dhe Mali i Zi. Për të gjithë ata që ndjekin sado pak lajmet. BE do të zgjerohet se bota është në situatë tjetër, gjerat janë lëkundur dhe duhet ripozicionim”,-tha Rama.
Burimi