![Radio Vatikani: Biblioteka Apostolike përuron ekspozitën “En route”: feja si udhëtim](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/radio-vatikani-biblioteka-apostolike-peruron-ekspoziten-en-route-feja-si-udhetim_67a6b9d077f00.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Radio Vatikani: Biblioteka Apostolike përuron ekspozitën “En route”: feja si udhëtim
Një ekspozitë e re, në mes të mrekullive të të gjitha kohërave, që ruhen në Muzetë e Vatikanit. Kjo e fundit pasyron shtegtimin përmes historive. Tema në qendër të nismës, e organizuar nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit me rastin e Vitit të Shenjtë është “round the world”. Arkivisti dhe bibliotekari Imzot Angelo Vincenzo Zani: feja, si udhëtim, është një kërkim i vazhdueshëm.
U paraqit sot, në Vatikan, ekspozita “En route” – “Për udhë”, realizuar nga Biblioteka Apostolike me rastin e Jubileut 2025. Në Konferencën për shtyp, të pranishëm, Imzot Angelo Vincenzo Zani, Arkivist dhe Bibliotekar i Kishës së Shenjtë Romake; Don Giacomo Cardinali, Komisioneri i Sallës së Ekspozitave të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit; artisti Lorenzo Jovanotti Cherubini; Maria Grazia Chiuri; Drejtoresha Artistike e koleksioneve zoja Dior; Karishma Swali; Drejtoresha Kreative e Shkollës së Artizanatit Chanakya dhe ilustruesja e grafistia Kristjana S. Williams.
Në përfundim, Biblioteka Apostolike e Vatikanit, në mjedisin ndjellës të Kopshtit të Belvederes, hapi dyert për vizitën e parë të ekspozitës me temën e shtegtimit përmes historive të kërkuesve, gazetarëve dhe aventurierëve, që përshkuan botën ndërmjet shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe atij të njëzetë, duke e vënë trashëgiminë historike të Bibliotekës së Vatikanit në dialog me perspektiva të reja artistike.
Burimi