Qazim Laçi: Shqipëria jonë tregoi karakter brenda dhe jashtë fushës

Qazim Laçi: Shqipëria jonë tregoi karakter brenda dhe jashtë fushës

Një nga djemtë e Kombëtares, Qazim Laçi që shënoi edhe golin kundër Kroacisë, ka shkruar një status përshëndetës dhe mirënjohës ndaj ndjekësve të tij, fansave dhe tifozëve. Ka ndarë ndjesitë e pjesëmarrjes në Euro2024 dhe Shqipërinë në sytë e tij dhe në sytë e botës.
“Jam shumë krenar dhe i lumtur që isha pjesë e Kombëtares shqiptare në këtë Euro 2024! Shqipëria jonë ka treguar karakter, si brenda ashtu edhe jashtë fushës! Kemi treguar mentalitetin e duhur, zemër, kemi dhënë shpirtin në fushe dhe kemi sakrifikuar duke mos u dorëzuar asnjëherë dhe jam i bindur se kemi treguar vlerat tona më të mira si popull shqiptar! Dua të falënderoj të gjithë çunat, stafin teknik dhe të gjithë drejtuesit e administratën e FSHF-së për punën e bërë.
Dhe në fund, faleminderit shumë tifozëve, të cilët ishin të mrekullueshëm dhe na kanë mbështetur në të gjitha ndeshjet dhe jam i sigurt që do vazhdojnë ta bëjnë këtë për ta parë Shqipërinë tonë sa më lart edhe në të ardhmen! STRONGER TOGETHER”, shkruan Laçi.
Burimi