Protesta për kryebashkiakun e arrestuar, mbi 300 qytetarë në pranga

Protesta për kryebashkiakun e arrestuar, mbi 300 qytetarë në pranga

Bota E Shtunë, 22 Mars 2025 19:16
Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, tha Ministria përmes një njoftimi.

Në njoftim u tha se arrestimet u kryen për të parandaluar “prishjen e rendit publik” dhe u paralajmërua se autoritetet nuk do të tolerojnë “kaos dhe provokim”.
 
Burimi