Protesta kombëtare e PD, Gjekmarkaj: Masive dhe paralajmëruese, të krijohet një front i gjerë opozitar

Protesta kombëtare e PD, Gjekmarkaj: Masive dhe paralajmëruese, të krijohet një front i gjerë opozitar

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj thotë se proteta kombëtare e thirrur më 11 korrik do të jetë e madhe dhe paralajmëruese. Për të duhet të krijohet një front i gjerë opozitar, ku të përfshihet çdokush që është në opozitë me qeverinë e Edi Ramës.
I pyetur nëse PD-ja mund të bëjë pa Sali Berishën, Gjekmarkaj tha se ai ka qenë dhe mbetet figurë qendrore e Partisë Demokratike, pavarësisht se çfarë mendojnë grupime të ndryshme në këtë parti.
“Ne kemi bërë betejë, por kemi njohur forcën e shumicës. Berisha është legjitimuar nga vota dhe besoj se PD e ka tejkaluar fazën e saj më të vështirë dhe nuk duhet të gabojmë më në të ardhmen. Besoj se e kemi mbyllur fazën e vetëasgjesimit dhe asgjësimit që tentuan kundërshtarët”, tha Gjekmarkaj në ”News 24”.
Ai tha se Shqipëria ka nevojë për njerëzit e ndershëm, pasi po e mbytin hajdutët. Në këtë kuadër ai tha se është krijuar mentaliteti futu, vidh dhe ik dhe kjo po ndodh me paratë publike.
“Duke gjetur njerëzit e ndershëm, duke ia përshtatur ligjet sipas modelit të BE-së, Shqipëria e gjen vetë rrugën e saj”, tha Gjekmarkaj, duke shtuar se ka ardhur koha që duhet t’i besohet PD dhe njerëzve të saj, ashtu sikundër ndodhi në 2005-ën.
Burimi