
Protesta e opozitës për mbylljen e TikTok, Sali Berisha i bashkohet të rinjve në shesh
👁802
Partia Demokratike ka organizuar një protestë përpara kryeministrisë për mbylljen e rrjetit social, TikTok. Protesta, e cila po zhvillohet në këto momente, konsiderohet nga PD se është një protestë kundër censurimit të fjalës së lirë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha është nisur nga banesa e tij për t’iu bashkuar më pas të rinjve, të cilët kanë filluar të grumbullohen.
Nderkohe protesta ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit, me mbi 800 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje.
Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.
Burimi