![Policia e Shtetit e angazhuar për krijimit e të gjitha lehtësirave në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/policia-e-shtetit-e-angazhuar-per-krijimit-e-te-gjitha-lehtesirave-ne-piken-e-kalimit-kufitar-ne-kakavije_668a8030e391d.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Policia e Shtetit e angazhuar për krijimit e të gjitha lehtësirave në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë
Policia e Shtetit ka shprehur përmes veprimyarisë së saj se është e predispozuar për të ofruar lehtësira në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës. sepse isç dihet të shumtë janë emigrantët, të cilën vijnë për të bërë pushimet me familjet e tyre në Shqipëri.
Në postimin e Policisë së Shtetit shkruhet se:
Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eleminimin e rradhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit në sezonin turistik.
Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive që mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i lartë.
Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:
Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq.
Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me send të fortë (kaçavidë), një shtetas.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.
Burimi