Përplasja që trembi të gjithë të gjithë, trajneri Hungarisë: Mjekët u vonuan!

Përplasja që trembi të gjithë të gjithë, trajneri Hungarisë: Mjekët u vonuan!

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, ka zbuluar së fundmi gjendjen e sulmuesit Barnabas Varga, i cili do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni në faqe pasi u përplas me portierin e Skocisë Angus Gunn gjatë ndeshjes së fundit për raundin e grupeve të EURO 2024 mbrëmjen e së dielës.
Sulmuesi 29-vjeçar i Hungarisë ra pa ndjenja në tokë dhe u detyrua të largohej nga ndeshja me barelë pasi pësoi një dëmtim në kokë, me shokët e skuadrës që nxituan ta ndihmonin, pasi jeta e tij ishte në rrezik.
Lojtarët e Hungarisë formuan një barrierë mbrojtëse rreth Varga-s, i cili më pas u largua nga mjekët. Ishte një moment i frikshëm gjatë ndeshjes, por skuadra e Rossi-t ishte në gjendje të rifitonte qetësinë, me Kevin Csoboth që më pas shënoi, duke i dhënë një fitore të rëndësishme ekipit të tij.
Trajneri i Hungarisë zbuloi se Varga do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni pasi pësoi një frakturë në faqe, ndërsa u ankua për mjekët që nuk reaguan aq shpejt sa duhet për këtë situatë.
“Ajo që dëgjova nga lojtarët ishte se Barney dukej pa ndjenja. Të gjithë ishin vërtet të shqetësuar për gjendjen e tij dhe ishim të shqetësuar se mjekët mbërritën pak me vonesë”, deklaroi Rossi.
Burimi