Përfitimet e Omega 3, këshilla se si t’i merrni në mënyrë të shëndetshme
Acidet yndyrore omega-3 janë kryefjala e një regjimi të shëndetshëm ushqimor për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm.
Kërkimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org, sugjerojnë se konsumi i rregullt i ushqimeve të pasura me omega-3, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.
Mënyrat Për Të Përfituar Më Shumë Omega-3 Nga UshqimetNëse dëshironi të merrni sa më shumë nga përfitimet shëndetësore të acideve yndyrore omega-3, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme:
Hani Peshk Dy Herë Në JavëMjekët rekomandojnë ngrënien e dy racioneve me peshk të pasur me acide yndyrore për të paktën dy herë në javë.
Zgjidhni Peshkun E DuhurPeshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore.
Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.
Gatimi i Duhur i PeshkutPjekja, zierja ose zgara duke përdorur erëza, barishte dhe lëng limoni është mënyra më e mirë për të gatuar peshkun.
Këshilla e AgroWeb.org është se, nëse përdorni vaj, përpiquni të zgjidhni alternativë të shëndetshme, siç është vaji i ullirit.
Nëse e skuqni apo e kavërdisni me gjalpë, peshku nuk do të jetë më mik i zemrës suaj dhe nuk do të sjellë asnjë përfitim.
Vlerat e Omega 3 Për Organizmin
Yndyrnat në gjakAcidet yndyrore Omega 3 ulin nivelet e larta të triglicerideve. Duke pasur nivele të larta të tyre në gjak, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës.
ReumatizmaOmega-3 rrit efektivitetin e barnave anti-inflamatore.
DepresioniStudimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë zbuluar se personat që konsumojnë ushqime me nivele të larta të omega-3 kanë nivele të ulëta të depresionit.
Vaj i peshkut, apo acidet yndyrore omega 3 rrisin efektet e barnave kundër depresionit dhe mund të ndihmojnë kundër simptomave depresive të çrregullimit bipolar.
Zhvillimi i FëmijësOmega 3 është shumë i rëndësishëm për zhvillimin vizual dhe nervor te fëmijët e vegjël.
AzmaNjë dietë e pasur me omega-3 përmirëson funksionimin e mushkërive dhe ul inflamacion, një komponent kyç tek personat që vuajnë nga azma.
Alzheimer dhe SklerozaDisa studime kanë treguar se omega-3 ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer dhe sklerozës dhe ka një efekt pozitiv në humbjen graduale të kujtesës, që lidhet me plakjen./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Burimi: U.S. National Library of Medicine
Burimi