Pas Santorini në Greqi vala e tërmetit godet Siçilinë me 4.8 ballë
Pas goditjeve të tërmetit në ishullin grek Santorini në Greqi, ku mijëra banorë janë larguar nga frika e një tërmeti të madh apo shpërthimit të vullkanit, ka ardhur një goditje e fortë në jugun e Italisë.
Një tërmet me magnitudë 4.8 ka ndodhur pasdite në rajonin e Ishujve Aeolian, në veri të Siçilisë. Tërmeti u regjistrua në një distancë të shkurtër nga ishujt Alicudi dhe Filicudi dhe thellësia lokale e tij llogaritet në 17 kilometra.
Tërmeti është ndjerë edhe në Palermo të Siçilisë. Shumë banorë të Aeolias dolën në rrugë, por sipas autoriteteve deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.
Ndërkohë lajmërohet se mbi 7700 tërmete në 9 ditë radhazi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Santorini! Kryeministri grek viziton nesër ishullin. Prej disa ditësh Santorini është “mbërthyer nga paniku” i tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë goditur vendin. Si pasojë e kësaj, është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme
Burimi